Fundraising 2011/FAQ/sq
Pages for translation: [edit status] | |||||||||
Interface messages high priority Translated on Translatewiki. Get started. |
Published | ||||||||
Banners and LPs (source) high priority |
Published | ||||||||
Banners 2 (source) high priority |
Published | ||||||||
Jimmy Letter 002 (source) high priority |
Published | ||||||||
Jimmy Letter 003 (source) variation of Jimmy Letter 002 |
Published | ||||||||
Jimmy Letter 004 (source) variation of Jimmy Letter 002 |
Published | ||||||||
Jimmy Mail (source) variation of Jimmy Letter 002 |
Ready | ||||||||
Brandon Letter (source) | Published | ||||||||
Alan Letter (source) | Published | ||||||||
Kaldari Letter (source) | Published | ||||||||
Karthik Letter (source) | Published | ||||||||
Thank You Mail (source) | Published | ||||||||
Thank You Page (source) | Ready | ||||||||
Problems donating (source) | Published | ||||||||
Recurring giving (source) | Ready | ||||||||
Sue Thank You (source) | Ready | ||||||||
FAQ (source) low priority |
Ready | ||||||||
Various requests: Mail to past donors · Jimmy quote | |||||||||
Outdated requests:
|
Translation instructions |
---|
If you have any questions or feedback regarding the translation process, please post them here. Translation FAQ |
Çfarë janë Wikipedia dhe Wikimedia me dy fjalë
editWikipedia (www.wikipedia.org) është enciklopedia më e madhe dhe më e njohur në të gjithë botën. Ajo është në internet, mund të përdoret falas për çdo qëllim dhe nuk shfaq reklama. Wikipedia përmban më shumë se 47 milion artikuj të shkruar nga vullnetarë në 298 gjuhë, dhe vizitohet nga më shumë se 430 milionë njerëz çdo muaj, duke bërë që ajo të jetë një nga faqet më të famshme në të gjithë botën.
Është një krijim në bashkëpunim, redaktuar nga miliona njerëz gjatë dhjetë viteve të fundit: çdokush mund ta redaktojë, në çdo kohë. Wikipedia është bërë koleksioni më i madh i dijeve falas në historinë e njerëzimit. Njerëzit që e mbështesin janë bashkuar nga dëshira për të mësuar, kurioziteti i tyre intelektual dhe ndërgjegjësimi për faktin se të gjithë së bashku dimë më shumë se sa çdonjëri prej nesh marrë veç e veç.
Fondacioni Wikimedia është organizata jo-fitimprurëse që drejton Wikipedia-n dhe projekte të tjera falas. Të gjitha bashkë këto faqe janë struktura e pestë më i vizituar në internet. Fondacioni Wikimedia është një organizatë jo-fitimprurëse, zyrat e së cilës ndodhen në San Francisko, Kaliforni, SHBA. Wikimedia që nga viti 2005 është përjashtuar nga detyrimet tatimore në bazë të seksionit 501 (c)(3) të Kodit të të Ardhurave të Brendshme të SHBA, i cili e njeh atë me statusin e bamirësit publik. Këtu mund të lexoni letrën tonë të përjashtimit të detyrimeve tatimore dhe raportet vjetore financiare dhe deklarimet vjetore.
Misioni ynë është që të fuqizojmë komunitetin global të vullnetarëve, me qëllim që t’i mbledhë dhe t’i zhvillojë njohuritë e botës dhe t’i bëjë ato të arritshme për të gjithë, falas. Ne bashkëpunojmë me një rrjet kapitujsh në vende të ndryshme të botës për ta arritur këtë qëllim.
Ku shkojnë paratë e mia nëse ia dhuroj ato Wikimedia-s?
editParatë që dhuroni shkojnë për pagesat e punonjësve dhe investime në teknologji. Edhe pse Wikipedia dhe projektet e saj simotra vizitohen nga miliona njerëz çdo vit, ne kemi të punësuar vetëm 302 njerëz; shikoni faqen e punonjësve.
Punonjësit tanë janë të ndarë në tre sektorë; teknologjia (veprimet në faqen web, zhvillimi i programeve); komuniteti (puna në terren, marrëdhënie me lexuesit dhe programet e komunitetit, mbledhja e fondeve dhe zhvillimi global (mbështetja e programeve për kapituj dhe rritja e Wikimedia-s në të gjithë botën). Pjesa tjetër e punonjësve punojnë në sektorët e menaxhimit, financës, dhe administrimit, ku përfshihet edhe mbrojtja ligjore e punës tone. Mbështetja juaj gjithashtu shkon për serverët, pagesat e trafikut në rrjet, hapësirën për ruajtjen e faqeve, gjë që na lejon neve t’i mbajmë projektet e Wikimedia-s në këmbë dhe t’i zhvillojmë ato. Nëse ju i dhuroni një kapitulli rajonal në zonën tuaj, kontributi juaj mbështet si Fondacionin Wikipedia ashtu edhe aktivitetet në vendin tuaj.
Por, mbi të gjitha, Fondacioni Wikimedia ekziston për të mbështetur dhe rritur rrjetin e pamat të vullnetarëve që shkruajnë dhe redaktojnë Wikipedia-n dhe projektet e tjera simotra: më shumë se 100.000 njerëz në të gjithë botën.
Ku mund të gjej më shumë informacion financiar?
edit“Raporti Vjetor 2009-2010 i Fondacionit Wikimedia” mbulon vitin e shkuar fiskal (nga 1 Korrik, 2009 deri në 30 Qershor, 2010) me një parashikim për vitin e ardhshëm. Ky është raporti i tretë vjetor që ne bëjmë. Raporti Vjetor i Fondacionit Wikimedia është një përmbledhje e financave të organizatës, aktivitetet, objektivat dhe arritjet.
Plani vjetor 2011-12 është buxheti ynë për këtë vit fiskal. Përmban një përmbledhje të objektivave tona strategjike, detaje financiare për shpenzimet, shpjegime te detajuara dhe analizën e riskut.
Kliko mbi figurat e mëposhtme për të shkarkuar një kopje të Raportit ose Planit tonë vjetor.
File:2011-12 Wikimedia Foundation Plan FINAL FOR WEBSITE .pdf | |
Shkarko Raportin Vjetor për vitin 2009-2010: |
Shkarko Planin Vjetor për vitin 2011-12: |
Cilat janë planet tuaja? Për ku jeni drejtuar?
editThemeluesi i Wikimedia-s Jimmy Wales ka thënë: “Imagjino një botë në të cilën çdo njeri mund të shkëmbejë falas në tërësinë e gjithë dijeve.”
Ne e kemi marrë shumë seriozisht këtë vizion. Çdo muaj, më shumë se 430 milionë njerëz në të gjithë botën e përdorin tashmë Wikipedia-n. Ajo është në internet, në celular, në DVD, në libra dhe në shumë forma të tjera. Ne dëshirojmë që t’i arrijmë të gjithë dhe të ofrojmë informacion më të mirë në mënyrë të vazhdueshme.
Duke u bazuar në një planifikim intensiv të orientuar drejt komunitetit, në vitin 2010 Bordi Drejtues i Wikimedia-s vendosi objektiva të guximshme për fondacionin. Ndër objektivat e ndryshme pesë-vjeçare (PDF) ishin edhe që Wikimedia duhet të jetë e arritshme nga 1 miliardë njerëz dhe që numri i artikujve të arrijë në 50 milionë. Disa nga objektivat janë edhe rritja e diversitetit në pjesëmarrje, rritja dhe vlerësimi i cilësisë së përmbajtjes së projekteve të Wikimedia-s.
Wikimedia nuk është një organizatë tradicionale. Wikimedia është një lëvizje globale. Puna kryesore bëhet nga mijëra vullnetarë në të gjithë botën. Ky komunitet vullnetarësh mbështetet nga një rrjet organizatash me në krye Fondacionin Wikimedia, të cilat bashkëpunojnë me kapitujt rajonalë (local chapters) në 37 rajone dhe vende. Është komuniteti ynë i vullnetarëve që mundëson arritjen e kaq shumë gjërave me kaq pak burime.
Këto janë disa nga aktivitetet në cilat jemi fokusuar për momentin:
Menaxhim i strukturës së pestë më të madhe në internet. Për të vazhduar ekzistencën e saj, Wikimedia ka nevojë për përsosmëri në menaxhim. Duke filluar nga 2011-ta, ne kemi vënë në punë disa qindra serverë, në tre vendndodhje të ndryshme. Ndërkohë që trafiku global vazhdon të rritet, qëllimi ynë kryesor mbetet përmirësimi i cilësisë së lundrimit në faqet tona, rritja e qëndrueshmërisë dhe sigurimi i të gjithë informacionit të shfaqur në projektet e Wikimedia-s.
Në foto: Serverët e Wikimedia-s në magazinën tonë në Florida. | |
T'u japim vullnetarëve të Wikimedia-s mjetet më të mira për të kryer punën e tyre. Wiki, teknologjia që mundëson Wikipedia-n dhe projektet e saj simotra, u shpik në 1995. Që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Projektet e Wikimedia-s ekzekutohen nga një program “open source” wiki që quhet MediaWiki, të cilin ne e zhvillojmë dhe e përmirësojmë. Qëllimi ynë është që shkëmbimi i dijes të jetë sa më i thjeshtë dhe vullnetarët bashkë me lexuesit të kenë mjetet më të mira për vlerësimin dhe përmirësimin e cilësisë. Në disa fusha ne udhëheqim dhe sjellim risi. Minimumi që mund të bëjmë është që të ecim me hapin ndryshimeve që ndodhin në web. Duke qenë se programi ynë është “open source”, çdo njeri mund ta përdorë, madje ta përmirësojë. Në foto: Diagrami i afiniteteve bazuar në kërkime për përdorimin e Wikipedia-s | |
Gjetja e mënyrave të reja për angazhimin e vullnetarëve të rinj. Wikimedia bëhet nga njerëzit. Në mënyrë që të rrisim komunitetin tone global, ne duhet tua bëjmë të pëlqyeshme njerëzve pjesëmarrjen në të, duke i ndihmuar ata që në hapat e para. Për këtë arsye kemi krijuar një librari me materiale propagandistike si video, prezantime, materiale të shtypura mësimore, etj. Gjithashtu kemi publikuar edhe materiale të tjera specifike mësimore (për mësuesit, bibliotekarët, studentët, etj.). Për më shumë informacion shiko bibliotekën e materialeve propagandistike. Në video: Vullnetarët e Wikimedia-s flasin për motivacionet e tyre, regjistruar në Konferencën Wikimania, 2010 (shikohet më mirë në Firefox). | |
Zhvillimi i aktiviteteve propagandistike dhe komunitare përreth botës. Një here në vit, me qindra vullnetarë të Wikimedia-s mblidhen në aktivitetin Wikimania, i cili realizohet çdo here në një vend të ndryshëm. (Bën mirë që të vish! Në verën e 2012-ës Wikimania do të zhvillohet në Uashington DC, SHBA.) Gjithashtu, edhe organizatat e kapitujve rajonalë kanë zhvilluar me dhjetëra aktivitete të tjera, konkurse dhe konferenca anembanë globit. Disa kanë për qëllim angazhimin e anëtarëve të rinj; disa i japin komunitetit hapësirë për të reflektuar në lidhje me punën me qëllim që ta bëjnë atë. Çelësi i suksesit tonë kanë qenë fakti që ne e kemi kuptuar vlerën e bashkimit të njerëzve të pasionuar pas misionit të Wikimedia-s. Në foto: Pjesmarrës të konkursit studentor “Çliroje dijen tënde” të zhvilluar në Indonezi duke u njohur me aktivitetin (2010). | |
Lidhja e partneriteteve me institutet kulturore. Galeritë, libraritë, arkivat dhe muzetë ruajnë historinë, kulturën dhe dijen e botës në mënyrë që kjo të shfrytëzohet nga të gjithë. Misioni i tyre, ashtu si edhe i Wikimedia-s, është që t’i shërbejnë publikut dhe ta informojnë atë. Ne kemi lidhur partneritete të suksesshme me institucione kulturore anembanë botës, jo vetëm për të publikuar riprodhime dixhitale, por edhe për të përmirësuar cilësinë e artikujve të Wikipedia-s dhe materiale të tjera që kanë të bëjnë me koleksionet dhe arkivat e tyre. Kapitujt e Wikimedia-s janë duke luajtur një rol udhëheqës në organizimin e konferencave dhe takimeve me fokus ne sektorin e kulturës, si dhe në lidhjen e partneriteteve.
Në foto: Vullnetarët e Wikipedia-s në aktivitetin “e pas kuintave”, organizuar nga British Museum (2010). | |
Puna me sektorin e arsimit. Në epokën e internetit, ekziston mundësia që projektet e studentëve të jenë shumë më tepër se thjeshtë ushtrime. Profesorë entuziastë me kohe tashmë e kanë vënë redaktimin e Wikipedia-s si detyrë kursi për studentët e tyre. Të gjithë fitojnë: studentët fitojnë lexuesin, mësuesit motivojnë studentët ndërsa lexuesit lexojnë artikuj më të mirë. Kapitujt e Wikimedi-s gjithashtu po bashkëpunojnë me shkolla, me qellim zhvillimin e edukimit mediatik dhe promovimin e përdorimit të Wikipedia-s në klasë në mënyrë të përgjegjshme.
Në foto: Studentët e Universitetit Indiana po përmirësojnë artikujt e Wikipedia-s si pjesë e detyrës së kursit në Seminarin e Zhvillimit Ekonomik Urban të mbajtur nga Bary Rubin. | |
Ta shpiem Wikipedia-n kudo që kemi mundësi. Miliardi tjetër që do të zbulojë internetin do ta bëjë këtë nëpërmjet celularëve, disa as që do të kenë prekur ndonjë herë laptop me dorë. Ne duhet të sigurohemi që faqet dhe shërbimet tona të funksionojnë si në celularët e rinj “smartphone” (aq sa të ketë mundësi) ashtu edhe në celularet më të vjetër. Versioni i ri për celular është një fillim dhe ne do të vazhdojmë ta përmirësojmë (përfshi dhe ato shërbime që nuk janë text). Ndërsa për njerëzit që nuk kanë internet, në ofrojmë kopje të Wikipedia-s për përdorim pa nevojën e lidhjes në internet, përfshi projekte si WikiReader, lexues për “desktop” dhe “smartphone”, dhe versione të printuara të materialeve të Wikimedia-s. Në foto: Versioni për celular i Wikipedia-s, përveç se në celular, funksionon edhe PlaysStation Portable. | |
Të marrim vendime bazuar në shifra dhe fakte. Analizat, kërkimet, eksperimentet dhe parashikimet janë të domosdoshme për procesin e vendimmarrjes në një ambient si Wikimedia. Raporti i Fondacionit Wikimedia dhe Portali i Statistikave na ofrojnë analiza të bollshme, me ane të të cilave ne kuptojmë më mirë efektin që ka puna jonë. Strategy Wiki është një hapësire publike planifikimi në të cilën analizohen trendët afatgjatë. Projektet kërkimore na japin analiza të thelluara dhe eksperimente. Ato mbështeten nga Komiteti Kërkimor, komitet iI bazuar në vullnetarizëm. Ne jemi të fiksuar pas të dhënave. Çfarë mund të presësh tjetër nga njerëz të cilëve u pëlqen që të punojnë për një enciklopedi në internet? Figura: Grafik që tregon rritjen e numrit të lexuesve në vende të ndryshme të botës me artikuj në gjuhën e tyre amtare, në të ardhmen. |
Fondacioni Wikimedia nuk është një kompani që sapo ka filluar aktivitetin dhe që me kalimin e kohës do të fashitet. Ne do jemi këtu për një kohë shumë, shumë të gjatë. Gjithçka që ne bëjmë ka një qellim, të të japim ty , dhe pjesës tjetër të botës, mundësinë për t’u njohur me të gjithë dijen e njerëzimit. Bashkohu me ne!
Cilat janë projektet që menaxhon Fondacioni Wikimedia?
editFondacioni Wikimedia drejton Wikipedia-n, një enciklopedi në internet dhe një nga 5 faqet më të vizituara në botë. Që nga themelimi i Wikipedia-s në vitin 2001 dhe krijimit të Fondacionit Wikimedia në Qershor 2003, rritja jonë ka qenë e mahnitshme. Projekti ynë i parë, Wikipedia në gjuhën Angleze, e ka kaluar shifrën e 6,000,000 artikujve. Artikujt e Wikipedia-s në të gjitha gjuhët e kalojnë shifrën e 47,000,000 artikujve.
Përveç Wikiepedia-s, Fondacioni Wikimedia gjithashtu menaxhon:
- Wikimedia Commons, “magazinë” që përmban 43,000,000 imazhe dhe material video e audio për t’u përdorur nga të gjithë falas
- Wikibooks, projekt, qëllimi i të cilit është krijimi i librave falas
- Wiktionary, fjalor dhe thesar shumëgjuhësh
- Wikisource, librari me tekste origjinale që përmban me shume se 3,200,000 faqe të korrektuara në 49 gjuhë
- Wikinews, portal lajmesh drejtuar nga qytetarët
- Wikiversity, platformë për arsimim interaktiv
- Wikiquote, përmbledhje citatesh.
- Wikispecies, udhëzues i të gjitha specieve biologjike
Ne drejtojmë dhe mbështesim zhvillimin e platformës MediaWiki, nje wiki “open source” që ve në funksion gjithë faqet tona publike. Ne ndihmojmë në organizimin e punës në terren dhe komuniteteve, për t’i nxitur njerëzit që të kontribuojnë në projektet tona. Gjithashtu, në sigurojmë kopje që mund të shkarkohen dhe arkiva databazash të gjithë materialit që përmban Wikipedia.
Fondacioni Wikimedia nuk është e lidhur me WikiLeaks.
Më shumë informacion mund të gjeni tek faqja e projekteve tona.
Si ia bëni që të ruani balancën midis mbajtjes së Wikipedia-s hapur dhe të qënit të saj më e besueshme?
editNe mendojmë që pjesëmarrja e madhe e përmirëson Wikipedia-n. Njëkohësisht ne duhet të ruajmë standardet që e kanë bërë Wikipedia-n të respektohet nga shkencëtarët, akademikët, gazetarët, dhe baza.
Si menaxhohet Fondacioni Wikimedia?
editWikimedia ka 302 punonjës me në krye Drejtoren Ekzekutive Sue Gardner. Punonjësit janë në mbështetje të qindra mijëra vullnetarëve që kontribuojnë me shtimin e përmbajtjes në projektet e Wikimedia-s. Gjithashtu, Fondacioni Wikimedia mbështetet nga vullnetarë të panumërt që marrin pjesë nëpërmjet komiteteve, si praktikantë, ose sipas rastit.
Brodi i drejtuesve përcakton misionin dhe vizionin e Fondacionit Wikimedia, inspekton dhe ndihmon në zhvillimin e planeve afatgjata, siguron mbikëqyrje dhe mbështet punën e Fondacionit Wikimedia për mbledhjen e fondeve. Në statut thuhet që bordi drejtues është autoriteti më i lartë organizativ i Fondacionit Wikimedia. Shiko mbledhjet dhe rezolutat e publikuara të bordit. Bordi zgjidhet pjesërisht nga komunitetit i kontribuuesve në projektet e Wikimedia-s. Bordi asistohet nga një bord këshilltarësh që drejtohet nga Beesley Starling.
Zyra jonë ndodhet në San Francisco, Kaliforni, (SHBA). Aty punojnë shumica e punonjësve tanë. Të gjithë anëtarët e bordit dhe pjesa tjetër e punonjësve punojnë nga larg.
Ne përpiqemi që të operojmë në mënyrë transparente, duke publikuar politikat kryesore dhe informacionin financiar.
Si financohet Fondacioni Wikimedia?
editWikimedia financohet kryesisht nëpërmjet kontributeve të mijëra individëve, por edhe nëpërmjet granteve dhe dhuratave për serverë dhe hapësire për ruajtjen e të dhënave (shiko bamirësit).
Fondacioni merr kontribute nga më shumë se 50 vende anembanë botës. Zakonisht kontributet janë të vogla megjithatë, numrat e mëdhenj të kontribuuesve kanë bërë të mundur suksesin tonë. Njerëzit kontribuojnë gjatë gjithë vitit, megjithatë një herë në vit Fondacioni Wikimedia bën një kërkesë formale për kontribute.
Ne nuk i konsiderojmë reklamat si një mënyrë e mundshme financimesh.
Fiondacioni Wikimedia është përjashtuar nga detyrimet tatimore me status 501 (c)(3) në Shtetet e Bashkuara. Kontributet nga vendet e tjera gjithashtu mund zbriten nga tatimet. Shiko zbritjen nga taksat për kontributet. Kliko këtu për informacione se si mund të jepen kontribute nëpërmjet PayPal, MoneyBookers ose nëpërmjet postës. Për mënyra të tjera dhurimi, ju lutem na kontaktoni nëpërmjet adresës donatewikimedia.org.
Cila është shuma e fondeve që shpresoni të mblidhni?
editPlani 2011-12 parashtron të ardhura $29.5 milion, një rritje prej 24% nga të ardhurat e parashikuara prej $23.8 milion për 2010-11.
Më shumë detaje rreth financave tona mund të gjeni në raportin tonë financiar. Këtu ndodhet plani ynë për 2011-12 (PDF), ndërsa këtu ndodhet faqja përkatëse për pyetjet dhe përgjigjet
Kush tjetër po ju mbështet në arritjen e objektivave tuaja?
editShumica e kontributeve vijnë nga individë si puna jote. Gjithashtu, në marrim grante nga fondacione komunitare dhe private, dhe kontribute materiale nga korporatat. Ato mund shihen në faqen tonë të bamirësve.
Ku mund të mësoj me shume rreth aktiviteteve tuaja gjate kohëve të fundit?
editPër vitin fiskal 2009-10, ju lutemi shkarkoni Raportin Vjetor 2009-2010: format PDF (5.0 MB)
Nëse dëshironi të njoftoheni vazhdimisht për aktivitetet e Wikimedia-s, në rekomandojmë burimet e mëposhtme:
- blogu i Fondacionit Wikimedia
- Planeti Wikimedia, e cila përfshin blog-e të komunitetit të Wikimedia-s
- abonimet për lajmërimet e Wikimedia-s, në të cilat përfshihen edhe lajmërimet nga kapitujt dhe pjesëtarët e komunitetit.
Si mund të kontribuoj?
editPër të kontribuar, ju lutemi vizitoni faqen tonë të mbledhjes së fondeve. Ju mund të kontribuoni duke përdorur çdo kartë të njohur krediti (VISA, Mastercard, Discover ose American Express), PayPal, Moneybookers, transfertat bankare, ose duke i dërguar Fondacionit një çek. Sistemi ynë funksionon për një numër të madh monedhash (jo të gjitha).
A mund të bëj një dhuratë mujore në mënyrë automatike?
editPo. Fondacioni Wikimedia pranon kontributet periodike mujore. Ju mund të regjistroheni tek kjo faqe. Kontributet periodike mujore përpunohen nga PayPal, megjithatë ato mund të paguhen nëpërmjet mënyrave të pranuara prej tyre, përfshi kartën e kreditit. Juve do t’u nevojitet që të krijoni një llogari PayPal. Dhuratat periodike bëhen një herë në muaj, gjithmonë në të njëjtën datë dhe vazhdojnë për 12 muaj. Gjate 12 muajve, do t’iu dërgohet një njoftim ku do të pyeteni nëse keni dëshirë apo ajo që të vazhdoni dhurimin. Nëse nuk keni dëshirë, atëherë nuk duhet të bëni asgjë. Dhurata nuk do të rinovohet. Nëse keni dëshirë që ta zgjasni dhurimin tuaj edhe për një vit tjetër, ndiqni udhëzimet që do t’u paraqiten.
A mund ta tërhiqni dhuratën time mujore drejtpërdrejtë nga banka?
editFondacioni Wikimedia nuk mund ta tërheqë dhuratën tuaj drejtpërdrejt nga llogaria bankare, ju mund të transferoni para tek llogaria e PayPal-it drejtpërdrejt nga llogaria juaj bankare. Vizitoni faqen e PayPal për informacion të detajuar.
Po nëse dëshiroj ta anuloj dhurimin automatik?
editNe jemi të ndërgjegjshëm për faktin që rrethanat mund të ndryshojnë. Nëse dëshironi të anuloni dhurimin tuaj mujor, atëherë hyni në llogarinë tuaj të PayPal, gjeni tekstin “subscription creation”, klikoni “details”, pastaj klikoni tek “cancel subscription”. Juve nuk do t’u dërgohen më fatura për pagesa mujore. Anulimin mund ta bëni edhe duke kontaktuar Fondacionin Wikimedia (email givingwikimedia.org) me emrin tuaj, adresën tuaj të postës elektronike dhe numrin e telefonit (në mënyrë që t’ju njoftojmë anulimin e pagesave).
Në cilën adrese duhet t’i dërgoj çeqet?
editÇeqet mund t’i dërgoni në:
P.O. Box 98204
Washington, DC 20090-8204
USA
- Note: donations by check are processed directly at our centralized lockbox location which is in Washington, DC.
Ne preferojmë çeqe në Dollarë Amerikane, lëshuar në llogari bankare Brenda SHBA. Çeqet në valutë të huaj, në llogari bankare jashtë SHBA-ve mund të jenë të shtrenjta për t’u përpunuar nga ne, gjë që ul vlerën e dhuratës tuaj. Nëse ju nuk keni një llogari bankare në SHBA, ju mund të ruani vlerën e dhuratës tuaj duke përdorur kartën e kreditit, PayPal ose nëpërmjet transfertës bankare.
Ku duhet t’i dërgoj formularët, letrat dhe material të tjera për Fondacionin Wikimedia?
editJu lutemi, dërgojini të gjitha korrespondencat, përfshi aplikimet për Zbritjen e Pagës dhe formularët për Zgjidhjen e Përbashkët të Kontributeve të Punonjësve në adresën e sigurt:
P.O. Box 98204
Washington, DC 20090-8204
USA
- Note: donations by check are processed directly at our centralized lockbox location which is in Washington, DC.
A mund t’i dhuroj Fondacionit Wikimedia aksione?
editFondacioni Wikimedia pranon kontribute në formë aksionesh. Ju mund të kontribuoni duke transferuar aksionet nga komisioneri juaj tek i yni duke i dhënë komisionerit tuaj të dhënat tona: emrin, numrin e llogarisë së investimit dhe numrin e kliringut tek DTCC.
- Account holder name: Wikimedia Foundation, Inc.
Financial broker: Smith Barney
Investment account number: 546-0356C-14-782
DTCC Clearing account number: #0418
A përjashtohet kontributin im nga tatimi mbi fitimin?
editJu lutemi, referojuni listës së vendeve për më shumë detaje rreth përjashtimit të kontributeve nga tatimi mbi fitimin.
Nëse unë kontribuoj, si mund të pajisem me faturën tatimore?
editNëse ju dhuroni nëpërmjet PayPal ose kartës së kreditit, faturën tatimore do ta merrni me anë të postës elektronike nëse adresa juaj është shënuar gjatë procesit të dhurimit. Kontributet me çek mbi $50 do të marrin një faturë tatimore nëpërmjet postës, nëse keni shënuar adresën tuaj postare. Ju mund të kërkoni një faturë tatimore për kontributin tuaj duke na shkruar tek givingwikimedia.org (ju lutem shënoni kontaktet tuaja, mënyrën e kontributit dhe sasinë e dhuruar).
A mund të jap kontribut me qellim që të përdoret për diçka specifike?
editOrganizatat bamirëse në Shtetet e Bashkuara , përfshi Fondacionin Wikimedia, janë të detyruara që të respektojnë kufizimet e përcaktuara nga kontribuuesit. Kjo do të thotë që nëse ju përcaktoni një qëllim specifik për përdorimin e kontributit tuaj, në ose do të respektojmë kërkesën tuaj ose do t’ua kthejmë kontributin tuaj mbrapa. Por para se të vendosni ta bëni këtë, ju lutem merrni parasysh faktin që kontributet e pakufizuara janë shume të dobishme për ne. Çdo kufizim kërkon veprime administrative, kosto planifikim dhe komplikon veprimet e brendshme.
Pse ka një kufi minimal për kontributet?
editKontributi minimal që mund të bëni është $1. Ne kemi marrë kontribute nga njerëz që nuk kanë shumë para dhe ne jemi shumë, shumë mirënjohës atyre kontribuuesve. Vërtetë, nëse dhurata është kuptimplotë për ty, ajo është kuptimplotë edhe për ne. Megjithatë, ndodh shpesh që njerëz të ndryshëm i përdorin faqet e kontributeve si kjo tona për të provuar nëse punojnë kartat e vjedhura të kreditit. Zakonisht këta njerëz përdorin shuma shumë të vogla për provat e tyre. Shuma minimale prej $1 duke se i mban ata larg faqes tonë.
Çfarë mund të bej unë që të përhapet fjala?
editPërhape fjalën në çdo mënyrë që të kesh mundësi.. Thuaji miqve dhe familjes. Thuaji atyre çfarë kuptimi ka Wikipedia për ty? Pyeti ata nëse e vizitojnë, në qoftë se po, çfarë kuptimi ka Wikiepedia për ty. Përdore tekstin e mëposhtëm si firmën tënde të email-it:
Kemi krijuar koleksionin më të madh të dijeve falas. Na ndihmoni që ta ruajmë Wikipedia-n. Kontribuoni tani: http://donate.wikimedia.org
Cila është politika juaj e ruajtjes së anonimitetit të kontribuuesve?
editNe e marrim shumë seriozisht anonimitetin e kontribuuesve tanë. Ju lutem shikoni Politikën e Anonimitetit të Kontribuuesve për më shumë informacion. E thënë shkurt, ne nuk e shpërndajmë, nuk e shesim dhe nuk e shkëmbejmë adresën tuaj të postës elektronike me askënd.
Si mund të kontaktoj me Fondacionin?
editNëse keni pyetje të tjera, mos hezitoni të na kontaktoni. Për pyetje në lidhje me kontributet ju mund të na shkruani në adresën donationswikimedia.org
Për pyetje të tjera shikoni faqen Contact us për më shumë informacion.