Training modules/dashboard/slides/10306-be-polite/sq
Shtylla e katërt
Redaktorët duhet të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në një mënyrë të respektueshme dhe civile.
Mos u frikësoni nëse dikush tjetër redakton punën tuaj, ose heq kontributet tuaja.
Çdo artikull ka një faqe diskutimi ku mund të bashkëveproni me redaktorët e tjerë të Wikipedia-s që po punojnë në artikullin tuaj. Nëse keni një mosmarrëveshje, mbani në mend disa vlera thelbësore të Wikipedia-s:
- Respektoni dhe tregohuni të sjellshëm me kolegët tuaj Wikipedianë, edhe kur nuk jeni dakord.
- Shmangni sulmet personale. Bisedoni me njerëz me të cilët nuk jeni dakord dhe përpiquni të gjeni konsensusin.
- Nëse nuk jeni dakord me ndryshimin e dikujt, mos e "ndryshoni përsëri". Kjo është një luftë redaktimi dhe mund t'ju bllokojë të dyve!
- Veproni me mirëbesim. Asnjëherë mos e prish Wikipedia-n për të dhënë një pikë.
Të jesh i respektueshëm nuk është i kufizuar në mosmarrëveshje. Të jesh i sjellshëm do të thotë t’i përgjigjesh mesazheve të lëna nga redaktorët e tjerë, të falenderosh njerëzit që ndihmojnë dhe të rishikosh redaktimet e juaja për të parë nëse dikush është përgjigjur. Gjithmonë bëni kujdes me komunitetin përreth jush.