Training modules/dashboard/slides/10819-watchlists/sq
Listat e monitorimit
Si e kuptoni, kur një artikull ka ndryshuar ose nëse redaktorët e tjerë kanë sugjerime?
Një listë personale monitorimi është një mënyrë e thjeshtë për të mbajtur gjurmët e të gjitha faqeve në të cilat jeni përfshirë. Ju mund të përdorni listën tuaj të monitorimit për të monitoruar ndryshimet e artikullit, bisedat dhe bashkëpunimet.
Për të "monitoruar" çdo faqe, sigurohuni që të regjistroheni. Pastaj, thjesht klikoni mbi yllin pranë skedës "shiko historinë" në çdo faqe të Wikipedia. Kur bëhet blu, ajo është në listën tuaj të monitorimit. Shihni listën tuaj të monitorimit duke klikuar "Lista e monitorimit" në krye të faqes tuaj, kur identifikoheni.
Kur shtoni një artikull në listën tuaj të monitorimit, gjithashtu "monitorohet" faqja e diskutimit të këtij artikulli. Nëse dikush u përgjigjet redaktimeve të artikullit tuaj në faqen e diskutimit, ai do të shfaqet në listën tuaj të monitorimit.
Mund të vendosni preferencat tuaja të postës elektronike për të marrë email sa herë që faqet në listën tuaj të monitorimit ndryshohen duke klikuar në skedën "Preferencat" në krye të Wikipedia-s dhe duke lëvizur poshtë te "opsionet e postës elektronike". Pastaj kontrolloni kutinë që lexon "Më dërgoni me email, kur një faqe ose një skedar në listën time të monitorimit ndryshohet".