Training modules/dashboard/slides/11110-upload-a-file/sq

This page is a translated version of the page Training modules/dashboard/slides/11110-upload-a-file and the translation is 100% complete.

Ngarko një skedar

Tani që njihni llojet e materialeve që mund të ndani në Commons, le të shohim se si mund ta ngarkoni punën tuaj.

Për të ngarkuar një skedar mediatik, së pari shkoni te commons.wikimedia.org dhe sigurohuni që të jeni regjistruar. Klikoni "upload file" në anën e djathtë të faqes.

Do të shihni një tekst hyrës. Lexoni atë dhe klikoni "Next" në të djathtë poshtë.

Pastaj, gjeni imazhin që dëshironi të ngarkoni. Do të hapet një tekst i vogël, duke pyetur nëse skedari është puna juaj, apo e dikujt tjetër. Nëse është puna juaj, shkruani emrin tuaj të përdoruesit (nuk keni pse të përdorni emrin tuaj të vërtetë). Nëse imazhi i përket dikujt tjetër, emëroni autorin dhe vendin ku e gjetët imazhin, dhe zgjidhni statusin e të drejtës së autorit të veprës. Klikoni "next".