Training modules/dashboard/slides/11302-what's-a-sandbox/sq
Çfarë është livadhi personal?
"Livadhi personal" është faqja juaj personale në wiki ku mund të praktikoni redaktimin, planifikoni artikuj, hartoni artikuj ose thjesht eksperimentoni, pa ndikuar në artikullin "mainspace" në Wikipedia - e cila është ajo që ne i quajmë artikuj të drejtpërdrejtë.
Për të shkuar në faqen tuaj të parazgjedhur të livadhit, thjesht klikoni në lidhjen e livadhit, e cila mund të gjendet në krye djathtas sa herë që të jeni të regjistruar.
Mendoni për livadhin tuaj si një kopje të një artikulli të zbrazët në Wikipedia. Të gjitha mjetet e njëjta janë në dispozicion për t'u përdorur.
Çdokush mund ta shohë livadhin tuaj, prandaj është e rëndësishme që përmbajtja që vendosni atje të mos jetë diçka që nuk doni ta shohin njerëzit.
Mos kopjoni dhe ngjitni aty gjëra që mund të shkelin rregullat e të drejtës së kopjimit.