Training modules/dashboard/slides/12102-introduction/sq
Hyrje në redaktimin e aktiviteteve
Template:Videoja e modulit të trajnimit
Ng për redaktimin e aktiviteteve në Wikipedia kanë qëllime të ndryshme, për shembull:
- editatonët - aktivitet i përqendruar në një temë të veçantë, me qëllim ndëgjegjësimi për hendeqet në Wikipedia dhe prezantimin e redaktorëve të rinj për një temë.
- "kalime në prapaskenë" - aktivitete të përqendruara në ekspozimin e koleksioneve, proceseve ose njohurive të specializuara të një institucioni kulturor ose kërkimor
- "punëtori/trajnime redaktimi-" "Aktivitete, ku ndërtimi i aftësive të redaktimit midis pjesëmarrësve është më i rëndësishëm sesa krijimi i përmbajtjes
- takime për redaktime- të organizuara për të mbështetur redaktorët me përvojë duke krijuar përmbajtje, të cilat planifikohen shpesh në një kohë apo vend të rregullt
- aktivitete të mikro-kontributeve - aktivitete personale që përqendrohen në rregullimin e një lloji të veçantë të problemit ose shtimin e kontributeve të vogla të përsëritura
Ky trajnim përqendrohet kryesisht në aktivitete me tematikë të fokusuara në krijimin e përmbajtjes, të quajtura shpesh "editatonë", ndërkohë që kanë këshilla ose udhëzime që do të ishin të përshtatshme për llojet e tjera të aktiviteteve të redaktimit. Editatonët janë të formave dhe madhësive të ndryshme, duke u nisur nga aktivitete të vogla që zgjasin vetëm një orë me disa persona, deri në aktivitete 72 orëshe që përfshijnë dhjetra kontribues. Këto përfshijnë të gjitha llojet e temave, por nuk kufizohen në:
- plotësimi i hendeku gjinor, për shembull duke mbuluar gra shkencëtare ose artiste
- zhvillimin e përfaqësimit të njohurive ose gjuhëve autoktone për të zvogëluar hendekun e paragjykimeve sistematike në internet
- ndarjen e njohurive të thella nga ekspertët ose institucionet
- zvogëlimi i hendeqeve në lidhje me historinë lokale ose vendet e trashëgimisë
Drejtimi i një editatoni për redaktim kërkon disa gjëra të ndryshme: kohë, një hapësirë për t'u mbledhur, drejtues të aktiviteteve që mund të lehtësojnë projektet e Wikimedia-s dhe një audiencë të gatshme që dëshiron të mësojë se si të kontribuojë në projektet e saj. Lehtësimi i këtyre takimeve mund të jetë sfidues dhe të përfshijë shumë detaje.