Wikipedia 15/MassMessages/Përfshihuni
Ky është një mesazh nga Fondacioni Wikimedia. Përkthimet janë të disponueshme.
Ashtu siç edhe shumë prej jush e dinë, më 15 janar është ditëlindja e 15-të e Wikipedias!
Njerëzit rreth e qark globit po përfshihen në festime dhe kanë filluar të shtojnë eventet e tyre në Meta. Ndërkohë që festojmë ditëlindjen e Wikipedias, shpresojmë që të gjitha projektet dhe filialet do ta shfrytëzojnë këtë festim për të rritur ndërgjegjësimin e përpjekjeve tona të komunitetit.
Nuk keni filluar të planifikoni? Mos u shqetësoni, ka shumë menyra për tu përfshirë. Këtu keni disa ide:
- Krijo/Merr pjesë në një event. Kemi më shumë se 80 evente dhe shpresojmë të kemi akoma më shumë.
- Flisni me shtypin vendas. Në 15 vitet e shkuara, Wikipedia ka arritur gjëra të jashtëzakonshme. Kemi bërë një përmbledhje të dobishme të arritjeve historike dhe ju inkurajojmë edhe juve të shtoni tuajat. Gjithashtu keni në dispozicion më shumë burime, duke përfshirë një stampë për komunikatë për shtyp dhe burime mbi bashkëpunimin me mediat.
- Përpuno një logo për Wikipedia 15. Në vend të një ikone të vetme për Wikipedia 15, ne po bëjmë me dhjetra të tilla. Shtoni logon tuaj me diçka gazmore dhe përfaqësuese për komunitetin tuaj. Thjesht përdorni guidën vizuale në mënyrë që ato të ndajnë një ndjeshmëri të përbashkët.
- Shpërndani një mesazh në rrjetet sociale. Tregojini botës se çfarë nënkupton Wikipedia për ju, dhe shtoni #wikipedia15 në postim. Ndoshta ne mund ta rishpërndajmë mesazhin tuaj!
Çdo gjë është e lidhur në faqen e Meta për Wikipedia 15. Ju do të gjeni një grup prej dhjetë punësh të vizualizimit të të dhënave që mund t'i tregoni në eventet tuaja dhe listën e të gjitha logove të Wikipedia 15 që anëtarët e komunitetit kanë përpunuar.
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi kontaktoni Zachary McCune ose Joe Sutherland.
Faleminderit dhe gëzuar Wikipedia 15!
-Ekipi i komunikimit i Fondacionit Wikimedia
Postuar nga MediaWiki message delivery, në orën 20:46 më 18 dhjetor 2015 (UTC) • Please help translate to your language • Help