Wikipedia Pages Wanting Photos (WPWP) 2021

This page is a translated version of the page Wikipedia Pages Wanting Photos 2021 and the translation is 85% complete.
Outdated translations are marked like this.

Wikipedia Pages Wanting Photos 2021

Home Participating Communities Organizing Team Participate Results Resources FAQ & Campaign Rules
Please do not add photos in a language you do not speak. Do not add images without a good caption. In your edit summary, add a good edit summary, and the hashtag #WPWP.

Wikipedia Pages Wanting Photos (WPWP) (Faqet e Wikipedia-s pa Foto) është një fushatë e përvitshme që thërret Wikipedian-ë, kontribues e redaktorë të projekteve të Wikipedia-s shumëgjuhëshe e komunitetet nga e gjithë bota të vendosin fotografi brenda artikujve pa ilustrime. Fushata ka për qëllim promovimin e përdorimit të skedarëve të medias dixhitale të mbledhura ndër konkurset e fotografive të zhvilluara nga projektet e Wikimedia-s. Fotografitë ndihmojnë lexuesin të përfshihet e të përqendrohet në leximin e artikujve si dhe plotësojë tekstet vizualisht.

Mijëra imazhe janë ngarkuar me vullnet të lirë në Wikimedia Commons me anë të programeve të ndryshme përkrahëse, galerive dhe konkurseve, si p.sh.:Wiki Loves Monuments, Wiki Loves Africa, Wiki Loves Earth, Wiki Loves Folklore, etj. Megjithatë, pak nga këto foto janë përdorur në faqe të artikujve të Wikipedia-s. Edhe pse, sot, Wikimedia Commons-i përmban miliona foto dhe imazhe, vetëm një pjesë e vogël e tyre janë përdorur në faqe të artikujve të Wikipedia-s. Qëllimi i fushatës "Wikipedia Pages Wanting Photos" është zvogëlimi i këtij hendeku.

Si të bëheni pjesë e fushatës?

Para se të merrni pjesë, lexoni fillimisht rregullat dhe udhëzimet si më poshtë. Nëse nuk i ndiqni, do të skualifikoheni.

  1. Kyçuni në llogarinë ekzistuese nëse keni një llogari të tillë në projektet e Wikimedia-s ose nëse nuk keni hapur një llogari ende, Krijoni llogari të re në Wikipedia (kjo llogari vlen për Wikipedia-t e të gjitha gjuhëve si dhe projektet e tjera Wiki). Lista e të gjitha gjuhëve në Wikipedia gjendet këtu.
  2. Gjeni një artikull pa foto në Wikipedia në shqipe. Ka disa mënyra për ta bërë këtë. Ja disa këshilla.
  3. Përzgjidhni fotografinë e duhur në Commons. Shtypni këtu për të kërkuar foton duke përdorur titullin dhe kategorinë e saktë. Ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë. Shihni këtë udhëzues. Këtu janë disa këshilla të tjera. Mbani mend se qëllimi i imazhit është përfshirja e lexuesit teksa lexon një artikull. Imazhet duhet të jenë domethënëse dhe të lidhen me përmbajtjen e artikullit.
  4. Në faqen e artikullit e përzgjedhur nga ju, shtypni “Redakto” dhe shtoni fotografinë e zgjedhur duke ndjekur hapin 3, bëni një përshkrim në gjuhën shqipe te artikujt e Wikipedia-s shqip. Përdorni foto me cilësi të lartë, jo të errëta, jo me subjekte të vogla, të dyshimta, etj. Para se të bëni ndryshimet përfundimtare, së pari shtypni opsionin “Parapamje” për të parë se si është pozicionuar fotografia në artikull dhe nëse ka nevojë për ndryshime të tjera. Kur jeni të kënaqur me fotografinë, vendosni hashtagët #WPWP dhe #WPWPSQ në përmbledhjen e redaktimeve dhe shtypni “Publiko ndryshimet”. Shih:Udhëzues si të përdorni hashtagët e fushatës "WPWP"
  5. Vëmendje! Kini parasysh imazhin e sintaksës. Nëse do të shtoni imazhe brenda kutisë së informacionit të artikullit, sintaksa e përdorur është shumë e lehtë; vendosni emrin e skedës. Në vend të vendosni këtë [[File:Obamas at church on Inauguration Day 2013.jpg|thumb|The Obamas worship at [[African Methodist Episcopal Church]] in Washington, D.C., January 2013]] thjesht vendosni The Obamas at church on Inauguration Day 2013.jpg.

Sintaksa e emërtimeve të skedave dhe përshkrimet

Qen i bardhë që luan me një djalë
Haski siberian i përdorur si qen kopeje

Shembull i thjeshtë (vendosje e imazhit si në të djathtë):
[[File:Siberian Husky pho.jpg|thumb|alt=Qen i bardhë që luan me një djalë |Haski siberian i përdorur si qen kopeje]]

  • File:Siberian Husky pho.jpg Emërtimi i skedës (imazhit) duhet të jetë i saktë (duke përfshirë shkronjat e mëdha/ e vogla, shenjat e pikësimit e hapësirën) dhe duhet të përmbajë .jpg, .png ose zgjatime të tjera. (Image: and File: ka të njëjtin funksion.) Nëse Wikipedia dhe Wikimedia Commons-i kanë të njëjtën imazh me një emërtim specifik, në artikull do të shfaqet versioni i Wikipedia-s.
  • thumb kërkohet në shumicën e rasteve
  • alt=A white dog in a harness playfully nuzzles a young boy Alt teksti është për ata që nuk mund të shohin imazhin; ndryshe nga përshkrimi, ai përmbledh pamjen e imazhit appearance. Duhet të krahasohet me udhëzimet këtu dhe duhet të emërtohen ngjarjet, njerëzit e gjërat e njohura.
  • A Siberian Husky used as a pack animal Përshkrimi vendoset në fund dhe i jep kuptim e domethënie imazhit.

Shih en:WP:Extended image syntax për opsione të tjera. Nëse imazhi nuk shfaqet pas vendosjes së sintaksës, ndoshta ka përfunduar në listën e zezë.

Rregullat e fushatës

Imazhet duhet të vendosen në artikuj gjatë periudhës 1 korrik - 31 gusht 2021.

Nuk ka limit të numrit të imazheve që mund të shtoni. Sa më shumë, aq më mirë! Megjithatë, ekzistojnë kategori të ndryshme çmimesh (shih poshtë). Mos i dëmtoni artikujt në Wikipedia me foto të shumta. Thjesht vendosini një foto artikullit pa foto.

Imazhet duhet të publikohen nën licensën e përdorimit të lirë ose të jenë pjesë e domenit publik. Licensat nën të cilat mund të publikoni janë CC-BY-SA 4.0, CC-BY 4.0, CC0 1.0.

Pjesëmarrësit duhet të jenë përdorues të regjistruar në cilindo nga projektet e Wikimedia-s. Kyçuni ose Krijoni llogari të re në Wikipedia. (Kjo llogari mund të përdoret në të gjitha gjuhët dhe projektet e tjera të Wikimedia-s). Lista e të gjitha gjuhëve të Wikipedia-s mund të gjendet këtu.

Fotografitë me cilësi të dobët përgjithësisht nuk janë të pranueshme.

  1. Përshkrimi dhe tituli i fotografive duhet të jetë i qartë dhe në përputhje me artikullin.
  2. Të gjitha imazhet duhet të shoqërohen me një përshkrim.
  3. Imazhet duhet të vendosen në përputhje me artikullin.
  4. Mos vendosni foto tek artikujt, gjuhën e të cilit nuk e kuptoni mirë. Pjesëmarrësit, të cilët vendosin foto të papërshtatshme, do të skualifikohen.

Pjesëmarrësit duhet të përfshijnë hashtagët #WPWP dhe #WPWPSQ në "Përmbledhjen e redaktimeve" të të gjithë artikujve të përmirësuar me imazhe, për shembull, "Përmirësimi i imazhit në kutinë e informacionit" #WPWP. Mos e shtoni hashtagun (#WPWP) në artikull. Shih: Udhëzues si të përdorni hashtagët e fushatës "WPWP"

Si dëshironi të merrni pjesë në fushatë?

Ky seksion është projektuar për t'ju përshtatur nivelit të pjesëmarrjes suaj në fushatë. Klikoni butonat më poshtë sipas mënyrës së pjesëmarrjes.

Kohëzgjatja e fushatës

Fushata "WPWP" është e përvitshme.

  • Fillimi: 1 korrik 2021 00:01 (UTC)
  • Përfundimi: 31 gusht 2021 23:59 (UTC)
  • Shpallja e fituesve: 1 tetor 2021

Kategoritë e çmimeve ndërkombëtare

Çmimet fituese për tre përdoruesit më të angazhuar në përmirësimin e artikujve me foto:

  1. Çmimi I ― US $200 kartëdhuratë + WPWP Suvenire + Certificatë
  2. Çmimi II ― US $150 kartëdhuratë + WPWP Suvenire + Certificatë
  3. Çmimi III ― US $100 kartëdhuratë + WPWP Suvenire + Certificatë

Çmim fitues për përdoruesin më të angazhuar në përmirësimin e artikujve të Wikipedia-s me audio:

  • US $100 kartëdhuratë + WPWP Suvenire + Certificatë

Çmim fitues për përdoruesin më të angazhuar në përmirësimin e artikujve të Wikipedia-s me video:

  • US $100 kartëdhuratë + WPWP Suvenire + Certificatë

Çmim fitues për përdoruesin më të angazhuar në përmirësimin e artikujve të Wikipedia-s me foto:

  • US $100 kartëdhuratë + WPWP Suvenire + Certificatë

Kategoritë e çmimeve specifike të komunitetit arab

Winning prizes for the top three users with the most Arabic Wikipedia articles improved with photos:

  1. 1st prize ― US $200 gift card
  2. 2nd prize ― US $150 gift card
  3. 3rd prize ― US $100 gift card

Winning prize for Arabic community with the most Wikipedia articles improved with photos:

  • US $50 gift card

Kategoritë e çmimeve të Wiki Loves Africa

Çmime fituese për përdoruesit më të angazhuar në Wikipedia në përmirësimin e sa më shumë artikujve me imazhe nga Wiki Loves Africa. Të gjitha vitet e WLA-së janë të pranueshme... por çmimi i parë do të marrë në konsideratë redaktimet e bëra në çdo gjuhë përveç anglishtes dhe frëngjishtes. Më shumë detaje dhe gjurmim këtu: Wiki Loves Africa/WPWP

  • Çmimi I - US$100 kartëdhuratë
  • Çmimet nga I në III - suvenire të WLA-së

Rregulla:

  1. duhet të vendosni hashtagun #WLA te redaktimet (si edhe #WPWP e #WPWPSQ)
  2. duhet ta keni hapur llogarinë tuaj para janarit 2021
  3. duhet të keni bërë të paktën 300 redaktime në çdo gjuhë në Wikipedia para 1 qershorit 2021