Wikipedia Pages Wanting Photos (WPWP) 2023 (Faqet e Wikipedia-s pa foto)

This page is a translated version of the page Wikipedia Pages Wanting Photos 2024 and the translation is 98% complete.
Outdated translations are marked like this.

Wikipedia Pages Wanting Photos 2024

Home Participating Communities Organizing Team Participate Results Resources FAQ
Ky është një mjet i dobishëm.

Wikipedia Pages Wanting Photos 2024 (WPWP) (Faqet e Wikipedia-s pa foto) është edicioni i pestë i fushatës së përvitshme ku redaktorët e Wikipedia-s anembanë botës, projektet dhe komunitetet e ndryshme të Wikipedia-s vendosin fotografi dhe imazhe brenda artikujve të pailustruara me foto. Fushata ka për qëllim promovimin e përdorimit të skedave të medias digjitale të mbledhura në garat e fotografive të zhvilluara nga projektet e Wikimedia-s. Fotografitë ndihmojnë lexuesin të përqendrohet në leximin e artikujve si dhe plotësojnë artikujt vizualisht.

Mijëra imazhe janë ngarkuar me vullnet të lirë në Wikimedia Commons nga kontribues të shumtë duke marrë pjesë në programe të ndryshme advokacie, galerive fotografish dhe garave, si p.sh.:Wiki Loves Monuments, Wiki Loves Africa, Wiki Loves Earth, Wiki Loves Folklore, Photowalk etj. Megjithatë, pak nga këto foto janë përdorur në artikujt e Wikipedia-s. Edhe pse sot, Wikimedia Commons-i përmban miliona foto dhe imazhe, vetëm një pjesë e vogël e tyre janë përdorur në artikujt e Wikipedia-s. Qëllimi i fushatës "Wikipedia Pages Wanting Photos" është zvogëlimi i këtij hendeku.

Si të merrni pjesë?

Para se të merrni pjesë, lexoni fillimisht rregullat dhe udhëzimet si më poshtë. Nëse nuk i ndiqni ato, do të skualifikoheni.

  1. Së pari, kontrolloni, nëse kualifikoheni për këtë garë. Rregullat e kulifikimit janë rishikuar në edicionin e 2023-shit dhe pjesëmarrësit duhet të kenë një llogari të paktën prej një viti.
  2. Gjeni një artikull në Wikipedia shqip që nuk përmban foto. Ka disa mënyra për ta bërë këtë. Ja, disa këshilla.
  3. Gjeni një fotografi në Commons. Kërkoni imazhin/ foton me titull dhe kategori të saktë. Ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë. Shihni këtë udhëzues. Ja,disa këshilla të tjera. Mbani mend se qëllimi i imazhit është përfshirja e lexuesit teksa lexon një artikull. Imazhet duhet të jenë domethënëse dhe të lidhen me përmbajtjen e artikullit.
  4. Në faqen e artikullit, përcaktoni vendin se ku do ta vendosni imazhin. Shtypni opsionin “Redakto” dhe shtoni fotografinë e zgjedhur dhe vendosni një përshkrim te artikujt e Wikipedia-s në gjuhën shqipe. Përdorni foto me cilësi të lartë, jo të errëta, jo me subjekte të vogla, të dyshimta, etj. Vendosni se cilat imazhe ilustrojnë më mirë temën. Ju duhet të shkruani shkurtimisht një përmbledhje për të gjitha ndryshimet e bëra, shtypni opsionin "Parapamje" dhe bëni çdo ndryshim të nevojshëm. Vini hashtagun #WPWP në përmbledhjen e redaktimit të të gjithë artikujve të përmirësuar me imazhe. Pastaj, klikoni opsionin "Publikoni ndryshmet". Shih: Udhëzues se si të përdorni hashtagun e fushatës "WPWP".
  5. Ju lutemi, kini parasysh imazhin e sintaksës. Nëse do të shtoni imazhe në kutitë e informacioneve në artikuj, sintaksa që përdoret është shumë më e lehtë;vendosni vetëm emri i skedës, kështu që në vend të [[File:Obamas at church on Inauguration Day 2013.jpg|thumb|The Obamas worship at [[African Methodist Episcopal Church]] in Washington, D.C., January 2013]] thjesht shkruani The Obamas at church on Inauguration Day 2013.jpg.

Sintaksa e emërtimeve të skedave dhe përshkrimet

a young boy looking at a butterfly, which is perched on a flower
Një djalë shikon një flutur.

Shembull i thjeshtë (vendosje e imazhit si në të djathtë):
[[File:Cute boy face with butterfly.jpg|thumb|alt=djalë i vogël shikon një flutur mbi lule.|Një djalë shikon një flutur.]]

  • File:Cute boy face with butterfly.jpg Emri i imazhit duhet të jetë i njëjtë (me shkronja të mëdha, shenja pikësimi dhe hapësira) dhe të përmbajë zgjatimet .jpg, .png apo zgjatime të tjera (Image: dhe File: funksionojnë po njëlloj.) Nëse Wikipedia dhe Wikimedia Commons kanë të dyja një imazh me emër specifik, në artikull do të shfaqet emërtimi që është në Wikipedia.
  • thumb kërkohet më së shumti.
  • alt=djalë i vogël shikon një flutur mbi lule. Alt teksti është për ata që nuk arrijnë ta shohin imazhin; ndryshe nga përshkrimi, ai përmbledh informacionin për imazhin. Duhet të krahasohet me udhëzimet e qasjes dhe duhet të emërtohen ngjarjet, njerëzit e gjërat e njohura.
  • Një djalë shikon një flutur. është përshkrimi dhe vendoset në fund. Përmban informacion për imazhin.

Shih Sintaksa e zgjeruar e imazhit në Wikipedia-n angleze për opsione të tjera. Nëse imazhi nuk shfaqet pas vendosjes së sintaksës, ndoshta nuk lejohet.

Rregullat e fushatës


Imazhet duhet të vendosen në artikuj gjatë periudhës 1 korrik - 31 gusht 2024.

Nuk ka limit të numrit të fotografive që mund të vendosni në artikuj. Megjithatë, mos i ngarkoni artikujt e Wikipedia-s me imazhe të shumta. Shtoni fotografi vetëm te artikujt pa foto.

Imazhi/fotoja duhet të publikohet nën licensë të lirë përdorimi apo domen publik.

Pjesëmarrja lejohet vetëm për përdoruesit e regjistruar në një nga projektet e Wikimedia-s të paktën prej një viti.


Fotografitë me cilësi të dobët përgjithësisht nuk pranohen.


  1. Përshkrimi dhe tituli i fotografive duhet të jenë të qarta dhe në përputhje me artikullin.
  2. Të gjitha imazhet duhet të shoqërohen me një përshkrim.
  3. Imazhet duhet të vendosen në përputhje me artikullin.
  4. Mos vendosni foto tek artikujt gjuhën e të cilit nuk e kuptoni mirë. Pjesëmarrësit, të cilët vendosin foto të papërshtatshme, do të skualifikohen.

Pjesëmarrësit duhet të vendosin hashtagun #WPWPPërmbledhjen e redaktimeve të të gjithë artikujve të përmirësuar me imazhe. Për shembull, "përmirësimi me një imazh në kutinë e informacionit"' #WPWP. Mos e vendosni hashtagun (#WPWP) brenda në artikull. Ju lutemi, shih: Udhëzues se si të përdorni hashtagun e fushatës "WPWPSQ". Ky udhëzues shpjegon gjithashtu përdorimin e hashtagut të komunitetit specifik.

Kohëzgjatja e fushatës në Shqipëri dhe Kosovë

  1. Data e fillimit: 1 gusht 2024.
  2. Afati i fundit për vendosje fotosh: 31 gusht 2024
  3. Njoftimi i rezultateve: 10 tetor 2024

Kategoritë e çmimeve ndërkombëtare

  • Çmimet fituese për 3 përdoruesit më të angazhuar në përmirësimin e artikujve me foto:
  1. Çmimi I ― Pllakat + WPWP Suvenire + Certificatë
  2. Çmimi II ― Pllakat + WPWP Suvenire + Certificatë
  3. Çmimi III ― Pllakat + WPWP Suvenire + Certificatë
  • Çmim fitues për përdoruesin më të angazhuar në përmirësimin e artikujve të Wikipedia-s me audio:
  1. Pllakat + WPWP Suvenire + Certificatë
  • Çmim fitues për përdoruesin më të angazhuar në përmirësimin e artikujve të Wikipedia-s me video:
  1. Pllakat + WPWP Suvenire + Certificatë