Training modules/dashboard/slides/10304-neutral-point-of-view/sq
Shtylla e dytë
Wikipedia ka një këndvështrim neutral.
Artikujt e Wikipedia-s duhet të dokumentojnë dhe shpjegojnë pikëpamjet kryesore në mënyrë të ekuilibruar dhe të paanshme. Vetëm faktet! Mos:
- Debatoni ose përpiquni të bindni lexuesit
- Ndani përvojat ose mendimet personale
- Ndani analizën tuaj të informacionit që gjeni
Sigurisht, faktet nuk janë gjithmonë të qarta. Disa artikuj mund të duhet të përshkruajnë pikëpamje të shumëfishta. Në ato raste, paraqitni secilën pikëpamje me saktësi, me kontekst. Mos sugjeroni që një version i historisë të jetë "e vërteta" ose "më i mirë."
Kjo është një punë me rëndësi të madhe. Çdo gjë që i shtoni një artikulli duhet të bazohet në një burim të publikuar të informacionit, dhe gjithmonë duhet ta citoni atë informacion kur e përfshini atë. (Mos u shqetësoni - ne do t'ju tregojmë se si më vonë). Kjo do të thotë të citosh burime të botuara, autoritare, të cilave njerëzit u besojnë.