Training modules/dashboard/slides/10904-evaluating-article-quality/sq
Vlerësimi i cilësisë së artikullit
Një mjet i rëndësishëm për vlerësimin e një artikulli në Wikipedia është të shikosh vlerësimin e tij të cilësisë.
Artikujt e Wikipedia po përmirësohen vazhdimisht, dhe të gjithë me ritme të ndryshme. Disa rivalizojnë enciklopeditë më të mira; të tjerët janë të vjetëruar ose jo të plotë.
Vullnetarët rishikojnë artikujt dhe ata lënë një vlerësim në faqen e diskutimit. Këtë mund ta gjeni duke klikuar "Diskutim" në pjesën e sipërme djathtas të tekstit të artikullit.
Artikujt më të mirë janë vlerësuar si " Artikuj të mirë" ose "Artikuj të përkryer". Këto janë më të mirët që ofron Wikipedia, dhe vlerësimi pasqyron një pikëpamje të përbashkët të shumë Wikipedianëve.
Artikujt e klasës "Fillimi" ose "Stub" nuk konsiderohen si të besueshëm, ose thjesht nuk ofrojnë një pasqyrë shumë të fortë të temës. Këto janë artikuj të shkëlqyeshëm për ti punuar, sepse ka shumë që mund të bëni dhe shpejt mund të bëni një ndikim dramatik.