Fundraising 2012/Translation/GorillaWarfare appeal

This page is a translated version of the page Fundraising 2012/Translation/GorillaWarfare appeal and the translation is 100% complete.
  • Ju lutemi lexoni:
    Një thirrje për ndërgjegjësim nga
    nje autorja e 18.000 redaktimeve në Wikipedia

Appeal

Nga nje kontribuuese e Wikipedia-s

Unë jam një studente në universitet. Tekstet shkollore më kushtojnë $500 për semestër. Tek Wikipedia unë mund të gjej me mijëra libra falas.

Ja pse unë jo vetëm që e lexoj Wikipedia-n, por edhe kontribuoj për zgjerimin e saj. Është e rëndësishme për mua që ky burim informacioni të jetë i hapur për këdo, falas. Me 470 milion lexues çdo muaj, Wikipedia është e rëndësishme për shume njerëz anembanë botes.

Wikipedia duhej të ishte shpërbërë para shume kohësh. Ndryshe nga pothuajse çdo komunitet tjetër, ajo nxitet nga mirëkuptimi. Nuk ekziston një administratë gjithëpërfshirëse, nuk ka bord drejtorësh që përcakton çdo redaktim dhe çdo politikë. Përkundrazi, një komunitet i shkëlqyer vullnetarësh punojnë së bashku për të krijuar këtë burim dijesh, falas dhe pa reklama.

Në këtë mënyrë, komuniteti ynë prej miliona redaktuesish punon për krijimin e Wikipedia-ve në 283 gjuhë, me një total prej 20 milion artikujsh.

Ne punojmë me një buxhet krejt të papërfillshëm në krahasim me faqet e tjera kryesore. Mirëpo për të kryer punën tonë, në na nevojitet një infrastrukturë e qëndrueshme: serverë, hapësire trafiku, programues, madje edhe avokatë në mënyrë që të mbrojmë pavarësinë tonë. Të gjitha këto financohen nga kontributet e lexuesve të Wikiepedia-s. Ju mund të mendoni që disa dollarë nuk bëjnë ndonjë ndryshim, por në fakt ata pak dollarë bëjnë të mundur gjithë këto veprime.

Faleminderit shumë.